Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Smotrich bën thirrje për shkatërrimin e 100 ndërtesave në Bejrut për çdo dron të Hezbollahut

schedule19:38 - 28 Maj, 2026

schedule 19:38 - 28 Maj, 2026

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, ka bërë thirrje për një përgjigje të ashpër ndaj sulmeve me dronë të Hezbollahut, duke kërkuar “shkatërrimin e 100 ndërtesave në periferinë e Bejrutit për çdo dron” që sulmon Izraelin.

“Për çdo dron që plagos një nga ushtarët tanë, shkatërroni njëqind ndërtesa”, shkroi Smotrich në një postim në rrjetin social X, të cituar nga Haaretz.

Deklarata e tij erdhi në homazh të rreshterit Rotem Yanai, 20 vjeç, i cili u vra të mërkurën nga shpërthimi i një droni në veri të Izraelit, sipas njoftimit të ushtrisë izraelite.



Komentet e ministrit izraelit pritet të shtojnë më tej tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut, në një kohë kur përplasjet përgjatë kufirit libanez vazhdojnë të intensifikohen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!