Smith: Gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve të mos nisë më vonë se shtatori i 2021

schedule10:13 - 24 Nëntor, 2020

schedule 10:13 - 24 Nëntor, 2020

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale ka bërë me dije se shtatori i 2021 ësht afati i mëvonshëm për të nisur gjykimi kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata Speciale ka publikuar këtë të martë parashtresën e kryeprokurorit Jack Smith se kur duhet të nisë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit dhe aty theksohet se ky gjykim duhet të fillojë verës apo jo më vonë se shtatori.

Mbrojtja duhet të ketë mundësi për t’u përgatitur për gjykim por duke pasur parasysh atë që ka ofruar mbrojtja, dhe kjo duhet të marrë muaj, jo vite. Për këtë arsye, kryeprokurori njofton që gjykimi të fillojë këtë verë, dhe jo më vonë se muaji shator 2021”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë në seancën e parë statusore avokatët e të akuzuarve kishin kundërshtuar këtë qëndrim duke thënë se atyre u duhet më shumë kohë për t’u përgatitur për rastin. Disa prej tyre kishin përmendur vitin 2022 si më idealin për të nisur gjykimi./abcnews.al