SME-të nga Ballkani Perëndimor kanë një shans të shkëlqyer për të rritur potencialin e tyre tek eksportet

schedule14:47 - 21 Shkurt, 2020

schedule 14:47 - 21 Shkurt, 2020

t. Për shumë biznese nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor (WB6), eksportet janë një mënyrë për të zgjeruar biznesin e tyre.

Për të arritur një performancë më të mirë, kërkohet përgatitje e mirë për këtë hap të rëndësishëm, i cili kërkon një gamë të gjerë aftësish, kështu që kompanitë shpesh i drejtohen dhomave të tyre përkatëse të tregtisë për mbështetje. Për shumë biznese nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor (WB6), eksporti paraqet një nga mënyrat për të zgjeruar biznesin e tyre.

Projekti me titull “Rritja e Potencialit të Eksportit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në rajonin e Ballkanit Perëndimor 6”, zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë – (Organizata gjermane per bashkëpunim ndërkombëtar)- Fondi Rajonal i hapur për Tregti të Jashtme, vendos në fokus vetëm nevojën e këtyre kompanive.

Përmes bashkëpunimit të ngushtë të Dhomave Ekonomike te vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali i Zi, Kosovë *, Maqedonia Veriore, Serbi), anëtarët e Forumit Invesues të dhomave te Tregtisë WB6,(WB6 Chambers Investment Forum), kanë zhvilluar dy shërbime të reja të promovimit të eksportit që janë bërë pjesë e portofolit të këtyre dhomave.

Njëra është baza e të dhënave e shpërndarësve nga rajoni dhe BE-së dhe tjetra siguron qasje në mjete për analizë të tregut ndërkombëtar.

Baza e të dhënave e shpërndarësve u siguron ndërmarrjeve vendore informacion mbi shpërndarësve rajonalë dhe evropianë, tregtarëve me shumicë, importuesëve dhe përpunuesëve, gjë që lehtëson shumë kërkimin e partnerëve të mundshëm në rajon dhe Bashkimin Evropian.

Dhomat e Tregtisë disponojnë tashmë informacione gjithëpërfshirëse që mund t’u ofrojnë kompanive të interesuara për të filluar ose përmirësuar veprimtaritë eksportuese. Shërbimi i dytë siguron qasje në informacione për pesë tregje të përzgjedhur brenda Bashkimit Evropian (Austri, Belgjikë, Gjermani, Hollandë dhe Suedi) me ndihmën e Euromonitor International / Passport, i cili përcakton një standard të ri në analizën e tregut global.

Ky mjet ofron qasje unike në të dhënat e industrisë, vendit dhe biznesit të konsumatorit, dhe gjithashtu identifikon tendencat e ardhshme. Të dy këto shërbime janë zhvilluar dhe testuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në sektorin e përpunimit të frutave dhe perimeve, që është një sektor shumë i rëndësishëm për ekonominë e të gjashtë vendeve.

Shërbimet do të azhurnohen rregullisht dhe mund të krijohet një version i veçantë për të gjithë sektorët e tjerë të rëndësishëm për ekonomitë individuale të vendeve të rajonit.

Kompanitë që kanë filluar të përdorin bazën e të dhënave të shpërndarësit dhe Euromonitor International / Passport shprehin kënaqësi për cilësinë e shërbimeve, duke theksuar ndikimin pozitiv të këtyre mjeteve të biznesit në rritjen e potencialit të tyre të eksportit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!