Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“S’më ke dhënë floririn”, çfarë ndodhi dy ditë para vrasjes së ish dhëndrit nga Mexhit Picari

schedule11:33 - 7 Qershor, 2021

schedule 11:33 - 7 Qershor, 2021

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi tre ditë më parë në vendin tonë ku Mexhit Picari ekzekutoi me armë zjarri ish dhëndrin e tij Kudret Saliaj.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se 2 ditë para vrasjes autori dhe viktima ishin konfliktuar me njëri tjetrin, pasi ky i fundit i kishte nxjerrë rrobat nga shtëpia ish nuses së tij,

Ndërkohë autori i kësaj ngjarje Mexhiti ka pretenduar se rrobat e së bijës mungonin, dhe mes tyre dhe disa bizhu floriri nuk ishin.



Në deklaratën e tij para grupit hetimor autori i kësaj ngjarje Mexhit Picari thekson se ka qenë vetëm në lokal kur ka ndodhu ngjarja, por nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë duket se ka qenë i shoqëruar nga vajza e tij dhe ish bashkëshortja e viktimës Dhurata Saliaj.

LEXO EDHE: Burri vrau ish-dhëndrin, gruaja e Mexhit Picarit mes lotësh: Ishte i dhunshëm, vajzën e çoi në një kasolle në mal

Gjithashtu ai ka deklaruar se para ngjarjes Kudreti sapo ka hyrë në lokal e ka ofenduar atë dhe të bijën dhe në atë moment ka nxjerrë armën dhe e ka vrarë e më pas ka ikur me taksi nga vendi i ngjarjes.

LEXO EDHE: “O Deti, o Deti..”, momenti tragjik pasi Mexhit Picari ekzekutoi ish-dhëndrin: Kudret Saliaj nuk pati asnjë shans para 5 plumbave


Ndërkohë prokuroria për Kudretin dhe vajzën e tij ka kërkuar arrest me burg, nesër në orën 9:15 jepet masa.

Bashkëshortja e autorit në një prononcim për mediat një ditë pas ngjarjes ka theksuar se Kudreti e dhunonte dhe ka tentuar që ti vrasë bashkëshortin me kamion.

Ndërsa 32 vjeçarja ish bashkëshortja e viktimës, në deklaratën e saj para hetuesve ka thënë se Kudreti e dhunonte dhe shpesh herë e ka kërcënuar se do e vriste.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e së premtes vetëm 10 minuta para seancës gjyqësore për ndarjen mes çiftit Kudret dhe Dhurata Saliaj, prindër të tre fëmijëve të mitur. Ish vjehrri e ka vrarë me 5 plumba në mes të kafes ku ishin ku i plagosur ngeli dhe avokati i 40 vjeçarit. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!