Rritja e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera bazë ka revoltuar qytetarët të cilët pritet të dalin në protestë ditën e sotme në orën 18:00.
Me sloganin “S’mban më uje pilafi!”, thirrja për protestë është bërë në rrjetet sociale dhe njoftohet se do të fillojë nga sheshi “Skënderbej”, për të vazhduar më pas drejt Kryeministrisë.
Kështu, protestat kundër rritjes së çmimeve rikthehen pas më shumë se dy muajsh.
Gjatë muajit mars qytetarë të shumtë protestuan për më shumë se një javë me ngjarje që në disa raste përfunduan në bllokim të rrugëve dhe konfrontim me policinë.
Pas disa ditësh protesta, Bordi i Transparencës mori vendim për të ulur çmimin e naftës, që shkoi sërish në nivele të larta javët në vazhdim dhe aktualisht tregtohet me 258 lek/litër. / abcnews.al