Është padyshim një nga personalitetet më të mëdhenj.
Kostas Slukas njihet si gjigand i Euroligës së basketbollit, si katër herë fitues I titullit dhe 8 herë pjesëmarrës në fazën finale, ndërsa tani bëri të vetin një rekord të madh, apo më saktë rekordin e tij e ngjiti në nivele historike.
Lojtari anësor i Panathinaikosit të Athinës u bë I pari për të gjitha kohët që kalon kulmin e 10 000 minutave në parketet e Ligës së Kampionëve të koshit.
Saktësisht ka 10 004, gjë që e arriti në ndeshjen që “të blertët” grekë e fituan pas dramës në fushën e Paris Basketbollit, me shifrat 101-95.
Slukas luajti diçka më pak se 22 minuta, duke shënuar 11 pikë e duke dhënë 7 asistë me vlerësimin më të lartë të duelit, +13.
Greku 35-vjeçar synon tashmë rekordin e numrit të ndeshjeve në Euroligë, duke qenë I dyti me 436, ndaj 456 të arritur nga ylli I Realit të Madridit, Sergio Jul.
Po ashtu, është në garë me patriotin e tij, Nik Kalathes, për numrin e asisteve duke qenë i dyti.
Edhe pse është 35 vjeç, besohet se Slukas do të luftojë për titullin e pestë në Euroligë, dhe për rekorde të tjera.

