Sllovakia zgjat kontrollet kufitare me Hungarinë deri në dhjetor

schedule14:13 - 20 Nëntor, 2023

schedule 14:13 - 20 Nëntor, 2023

Qeveria e Sllovakisë miratoi sot zgjatjen e kontrolleve të përkohshme në kufirin e saj me Hungarinë deri më 23 dhjetor, ndërsa përpiqet të parandalojë kalimin e emigrantëve të paligjshëm.

Vendi i Europës Qendrore ka futur në fuqi kontrollet kufitare më 5 tetor, duke ndjekur shembullin e Polonisë, Republikës Çeke dhe Austrisë, të cilat kanë zbatuar masa më të rrepta në kufijtë e tyre me Sllovakinë.

Sllovakia regjistroi një rritje prej më shumë se 500% nga viti në vit në numrin e migrantëve të paligjshëm që nga fillimi i vitit 2023 deri më 12 nëntor.

Kryeministri sllovak Robert Fiço u rikthye në pushtet, duke fituar kështu mandatin e katërt muajin e kaluar pasi fitoi zgjedhjet e shtatorit, ndërkohë që premtimet për të mbrojtur kufijtë nga imigracioni i paligjshëm  luajtën një rol të rëndësishëm në fushatën e tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!