“Sllovakia është Evropë, mjaft me Rusinë!”/ Mbështetësit e Ukrainës demonstrojnë kundër qeverisë së Ficos në Bratislavë

schedule07:55 - 4 Janar, 2025

schedule 07:55 - 4 Janar, 2025

Me sloganin “Sllovakia është Evropë, mjaft me Rusinë”, mbështetësit sllovakë të Ukrainës demonstruan të premten në Bratislavë kundër kryeministrit Robert Fico.

Tubimi para zyrave të qeverisë u organizua nga nisma qytetare “Paqe për Ukrainën”, e cila është pro dërgimit të armëve në Kiev. Protestuesit mbanin pankarta me slogane si “Tradhti” dhe “Ne jemi Evropa”.

Organizatorët akuzuan kryeministrin dhe partnerët e tij të qeverisë për vendosjen e Sllovakisë në një kurs pro-rus. Ficho kohët e fundit u përplas me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për ndalimin e tranzitit të gazit nga Rusia në Sllovaki dhe vende të tjera evropiane.

Sllovakia, një vend anëtar i BE-së, është më i varur nga gazi rus sesa vendet e tjera evropiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!