Pas sulmit fizik në një nga lokalet e Prishtinës, deputeti serb në parlamentin e Kosovës Sllobodan Petroviç deklaroi se njëri nga agresorët ishte këshilltari I ish ministrit të Bujqësisë në qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo.
Deputeti serb i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviç, konfirmoi se sulmi fizik ndaj tij, paraditen e sotme në një nga lokalet e Prishtinës, ishte i motivuar politikisht. Në një deklaratë për media t’ia tha se njëri nga agresorët ishte këshilltari i ish-ministrit të Bujqësisë në qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo. Petroviç sqaroi se mëngjesin e të mërkurës ai ishte i ftuar në një emision në radio televizionin e Kosovës. Gjatë intervistës ai kishte komentuar punën e ish ministrit Rikallo.
pas përfundimit të emisionit ai ishte ulur në një nga lokalet pranë parlamentit kur dy persona e ofenduan rëndë dhe më pas e sulmuan fizikisht. Deputeti serb u shpreh se policia mbërriti pothuajse menjëherë në vendngjarje, dhe se ai kishte dëgjuar një nga agresorët të telefononte zëvendësministrin e Policisë nga Lista Serbe, duke i thënë Petroviçit se nuk mbaronte këtu.
Petroviç theksoi se nuk kishte asnjë parti e asnjë kryetar, që ta detyronte atë, dhe kolegët e tij, që të ndryshonin politikën e tyre duke I drejtuar në konflikt me fqinjët. Ai shtoi se partia Liberale Serbe, është partia që ka jetë më të gjatë në Kosovën e pasluftës, dhe është një parti politike që ka rezultate konkrete.
“Për mua dhe partinë time politike, ekzistojnë dy lloje të njerëzve, të mirë dhe të këqij. Unë jam përfaqësues i serbëve në Kuvend, dhe do t’i mbroj interesat e tyre dhe do të angazhohem për jetën e tyre më të mirë. Ata mund të më sulmojnë lirisht, mund edhe të më vrasin, unë nuk jam njeri që frikësohem, dhe ata nuk mund të më frikësojnë”, përfundoi ai./abcnews.al