Christian Eriksen sapo kishte filluar të përshtatej me stilin e futbollit italian dhe kërkesat e Antonio Contes. Koronavirusi pezulloi gjithçka, por mesfushori danez nuk është dorëzuar. Ai thur elozhe për zikaltrit, po pret me padurim rikthimin në fushë dhe objektivat nuk i mungojnë.
“Nuk do të largohem nga Interi. Ndodhem në klubin më të mirë të Serie A dhe objektivi im i ardhshëm është të luaj vazhdimisht e më shpesh. Këto ditë karantine i kam kaluar duke u stërvitur, por mua më pëlqen të luaj me top. Mezi po pres të rikthehem në fushë”, deklaron danezi për Dr. Sporten.
Pasi i premton besnikëri Interit, Eriksen flet edhe për pozicionin e preferuar. Ai luan në rolin e qendërmesfushorit dhe mesfushorit ofensiv. Diçka e tillë nuk ka shumë rëndësi, mjafton të jetë afër topit. “Unë në rolin e një playmakeri? E shoh veten në zemër të lojës. Dua të ndodhem aty ku është edhe topi”, thekson Eriksen. /abcnews.al