“SKY ECC” në Kushtetuese, sot vendimi/ Shqyrtohet kërkesa e Pëllumb Gjokës: Komunikimet të mos konsiderohen provë

schedule10:51 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 10:51 - 19 Dhjetor, 2024

Gjykata Kushtetuese shyrton të enjten kërkesën e Pëllumb Gjokës për shpalljen te pavlefshme të komunikimeve të SKY ECC për t’u marre si prova në prokurori e gjykatë.

Gjoka u arrestua pas zbardhjes së këtyre komunikimeve të vëna në dispozicion Prokurorisë se Posaçme nga agjenci europiane.

Më herët, Gjykata e Strasburgut ka shpallur të ligjshëm përgjimin nga aplikacioni ‘EncroChat’, të cilin e kanë përdorur kryesisht persona të përfshirë në botën e krimit.

“Ditën e sotme, prej orës 10:00 ka nisur seanca me dyer të mbyllura, për kërkesën e dy avokatëve të biznesmenit Pëllumb Gjoka, që komunikimet në SKY ECC të mos merren si provë nga SPAK. Ata kërkojnë të mos përdoren si prova për Pëllumb Gjokën dhe të rrëzohen masa e sigurisë për Gjokën dhe personat e tjerë për dosjen Metamorfoza. Senaca po zhvillohet mbi bazë të dokumentave shkresore. Nëse pranohet kërkesa e avokatëve, një pjesë e dosjeve që kanë mbërritur nga autoritetet e huaja, ku eksponentë të krimit kanë komunikime në këtë aplikacion, do kemi shfuqizime të masave të sigurisë. SPAK është kundër kërkesës së avkoatëve mbrojtës, i cilëson prova komunikimet në këto aplikacione”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!