Arkeologët kanë zbuluar disa skulptura romake të rralla në linjën hekurudhore HS2.
Dy skulptura të plota të një burri dhe një gruaje, plus kokën e një fëmije, u gjetën në një kishë mesjetare të braktisur në Buckinghamshire.
Sipas BBC, zbulimet në kishën e vjetër të Shën Marisë në Stoke Mandeville janë dërguar për analizë specialistike.
Rachel Wood, arkeologe kryesore për kontraktorin HS2 Fusion JV, tha se ato ishin “gjetje vërtet të rralla në Britani”.
Dr Wood shtoi: “Ato janë aq domethënëse dhe kaq të jashtëzakonshme sa që ne me siguri do të shpresonim që ato të përfundojnë në ekspozitë për t’i parë komunitetin lokal.”/abcnews.al