Një artist italian ka shitur një skulpturë të padukshme për 13 000 paund ndërsa i ka dhënë blerësit një vërtetim autenticiteti për të provuar se është e vërtetë. Salvatore Garau nga Sardenja i shiti veprën artistike të titulluar “Unë jam” një blerësi të paidentifikuar në fillim të këtij muaji.
67-vjeçari thotë se në fakt vepra është më shumë si një vakum. “Vakumi nuk është asgjë më shumë sesa një hapësirë e mbushur me energji, dhe nëse e zbrazim atë dhe nuk ka mbetur asgjë. Prandaj, ajo ka energji që është e kondensuar dhe e shndërruar në grimca, domethënë në ne.”, theksoi ai. /abcnews.al