Skulptura e bishtit të balenës “shpëton” trenin nga katastrofa

schedule18:49 - 2 Nëntor, 2020

schedule 18:49 - 2 Nëntor, 2020

Një tren holandez i metrosë shpëtoi nga katastrofa të hënën kur u thye përmes një pengese sigurie, por u parandalua të binte në ujë për shkak të një skulpture gjigante të bishtit të një balene.

Mediat e huaja bëjën me dije se drejtuesi i trenit, i cili ishte personi i vetëm në bord,nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës në Spijkenisse, afër qytetit port të Roterdamit, ku nga pamjet duket se pjesa e përparme e trentin mbeti varur 10 metra mbi ujë, e mbështetur vetëm nga skulptura gjigante me ngjyrë argjendi.

Treni doli nga binarët dhe u ul në një monument të quajtur Saved by the Ëhale’s Tail. Kështu ndodhi fjalë për fjalë. Për shkak të bishtit të balenës, shoferi në të vërtetë u shpëtua, është e pabesueshme,”  ka thënë Carly Gorter nga autoriteti rajonal i sigurisë në Rijnmond.

Shkaku i rrëzimit është ende duke u hetuar, ndërsa skulptura është ndërtuar rreth 20 vjet më parë në një park nën metronë e ngritur.

Ajo përmban dy bishta të mëdha balene që dalin nga uji, njëra prej të cilave shpëtoi trenin.

Një ekip ekspertësh, përfshirë arkitektin e skulpturës, ishte tani në vend për të gjetur mënyrën e heqjes së sigurt të trenit.

“Problemi është se është uji përreth tij, kështu që një vinç nuk është në gjendje të shkojë atje,” tha Gorter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!