Bledian Brahimllari është skulptori, i cili ndryshe nga të tjerët punon me çokollatë. Ai dizenjon torta ose me çokollatë bën punime të ndryshme si portrete, simbole të ndryshme, apo personazhe të caktuar.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Blediani ka treguar si i hyri kësaj rruge, duke ndarë të gjitha vështirësitë që ka kaluar për 7 vite, por edhe kënaqësitë.
“Torta fillimisht vjen nga pastiçieri dhe më pas e punoj unë. Ishte një lloj momenti që thash pse jo ta provoj. Nisi me idenë e diplomës që bëra kostumin popullor në tortë. Kam dikur shtatë vjet që merrem me këto punime.
Për sa i përket vështirësisë së punës gjatë këtyre viteve ka pas të lehta, të vështira, varet nga punimi.
Me kalimin e viteve po futen në treg, po unë jam i pari. Se kështu realizojnë të gjithë, po jo në mënyrë të mirëfilltë”.
Bledi ka zbuluar edhe punimin më të çuditshëm që i kanë kërkuar në tortë.
“Më kanë kërkuar të punojë në tortë pjesë intime si organe gjenitale. Faktikisht unë që i realizoj nuk pyes për çfarë i do, po për festën para martesës ka ndodhur.
Të fillosh nga dita e parë dhe të punosh një skulpturë si kjo (helmetë) do gati 7 ditë, një javë”./abcnews.al