Xhuljano Skuka u vu në shënjestër një ditë më parë, për shkak të egoizmit të treguar në një moment kyç të ndeshjes me Vllazninë dhe më pas edhe për penalltinë që nuk e shënoi.
Sulmuesi i Partizanit nuk është fshehur dhe ka reaguar pas ndeshjes. Të gjithë e panë në lot në fushë, ndërkohë që në rrjetet sociale shkruan:
“Ndoshta zhgënjimin që pësuat nuk do mund ta heq nga mendja juaj, por premtoj që do të bëj të harroni mbrëmjen e sotme dhe të rikuperoj atë. Ajo çfarë unë kam nevojë më së shumti tani është besimi juaj”. / abcnews.al