Skualifikimi i Lukakut, reagon Interi: Viktima bëhet fajtori

schedule15:38 - 21 Prill, 2023

schedule 15:38 - 21 Prill, 2023

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të konfirmuar skualifikimin e Romelu Lukakut, i cili nuk do të jetë në dispozicion të Inzaghit për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Juventusit, Interi ka shprehur afërsinë e tij me qendërsulmuesin belg me anë të një deklarate.

“Gjykata Kombëtare e Apelit FIGC konfirmoi sot skualifikimin e Romelu Lukakut, i cili për këtë arsye nuk do të mund të marrë pjesë në gjysmëfinalen e Kupës së italisë të mërkurën e ardhshëm.

FC Internazinale Milano ndjen se duhet të rinovojë afërsinë dhe mbështetjen për lojtarin dhe shpreh keqardhje të madhe duke pranuar se viktima është bërë fajtori i vetëm”, thuhet në deklaratën e klubit zikaltër./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!