E ardhmja e Paolo Dybala vazhdon të mbetet e paqartë, pasi argjentinasi nuk pranoi rinovimin e kontratës me Juventusin, me palët që do të ndajnë rrugën në fund të këtij sezonit.
Ditën e djeshme u raportua se sulmuesi argjentinas dhe Interin kishin arritur paraprakisht marrëveshje, por agjenti i sulmuesit i dha fund thashethemeve duke theksuar se Dybala s’ka arritur marrëveshje me asnjë klub.
Por ditën e sotme një tjetër emër i njohur ka dalë në skenë që kërkon shërbimet e sulmuesit të JUventusit.
“Corriere dello Sport” shkruan se Borussia Dortmund ka bërë lëvizjen konkrete për Dybala, duke i bërë një ofertë me shkrim.
Ajo nuk është ekzaltuese, pasi gjermanët ofrojnë 4.5 milionë euro neto në sezon dhe një rol qendror në projektin e verdhezinjve. Dybala pritet të marrë kohën e tij për të vendosur për të ardhmen. /f.a/abcnews.al