Skuadra e Skënderbeut ka prezantuar 3 përforcimet e fundit. Korçaret kanë nënshkruar me talente që premtojnë shumë për të ardhmen.
Skuadra e Skënderbeut ka prezantuar ditët e fundit tre blerjet e reja me të cilët ishte arritur marrëveshja paraprake në merkaton verore. Futbollistët në fjalë nuk kanë rënduar shumë financat e klubit juglindor, pasi lojtarët kanë qenë në skadence kontrate.
Measfushori Agon Eleze ka firmosur me korçarët një kontratë tre vjeçare. 18 vjeçari ka nisur stërvitjen me grupin tjetër të futbollistëve.
Elezi u transferua tek Skënderbeu nga skuadra e moshave të Kaen në kampionatin francez ndërkohë që aktivizohet me të rinjtë e përfaqësueses së Maqedonisë.
Afrimi tjetër në radhët e Skënderbeut është futbollisti shqiptar me nënshtetesi kosovare Arbnor Muja. 20 vjeçari luan në repartin e mesit të fushës dhe ka firmosur me juglindorët për dy sezonet e ardhshme.
Drejtuesit e Skënderbeut nuk janë mjaftuar me kaq pasi kanë prezantuar edhe talentin premtues Emanuel Essien. 18 vjeçari Ganez do të qendrojë tek juglindorët për tre sezonet e ardhshme. Ashtu si dy futbollistët e lart përmdenduar, edhe Essien luan si mesfushor.
Strategjia e merkatos në skuadren korçare është nënshkrimi me lojtarë premtues dhe pa shumë kosto. Goditja e rëndë nga UEFA ka rënduar jo pak mbi skuadrën emblemë të futbollit shqiptar e cila ka reduktuar jo pak goditjet e mëdha në merkato. /ABC News Albania 24/7