Skuadra e Serie A është “çmendur” pas sulmuesit të Interit, Andrea Pinamonti. Salernitana është ekipi që sipas “Corriere dello Sport” i ka ofruar Interit 20 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Kaq është edhe shuma që Interi kërkon për të lënë të lirë sulmuesin. Për Pinamontin më parë janë interesuar edhe Sassuolo, Monza e Atalanta, por asnjë nga klubet e tjera nuk kanë ofruar shumën e kërkuar prej Interit.
Talenti zikaltër është drejt largimit dhe në rrugën e tij të re duket se është Salernitana. /f.a/abcnews.al