Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skuadra e Juventusit nuk heq dorë nga Ikardi

schedule12:45 - 7 Gusht, 2019

schedule 12:45 - 7 Gusht, 2019

Skuadra e Juventus po zhvillon një merkato shumë intensive. Pas blerjeve të reja, bardhezinjtë kanë nxjerr në shitje lojtarët që nuk i kanë në plane për sezonin e ardhshëm

Lëvizja e fundit nq shqepin e Juventusit nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve bardh e zi. Kampionet e Italisë shkëmbyen mbrojtësin Kanselo me Danilon duke përfituar edhe 27 mln euro nga radhët e Manchester City. 28 vjeçari kaloi me sukses testet mjekësore por në hyrjen e qendrës spitalore të skuadrës italiane ishin shumë pak tifozë për t’i uruar mirëseardhjen futbollistit Brazilian. Danilo është aktivizuar më parë me Porton, Real Madridin dhe Manchester City para se te kalonte tek Juventus.

Drejt largimit janë edhe Matuidi, Mandzukicc dhe Dybala të cilët do të mbushnin arkat e klubit Italian. Për Matuidin dhe Mandzukicc interesohet skuadra e Manchester United. Sa i përket argjentinasit Dybala mësohet se Juventus ka pranuar ofertën e Totenhem prej 70 mln euro dhe pritet vetme përgjigja e ish-futbollistit të Palermos.

Objektivi i Juventusit në merkato Mauro Ikardi duket se ka marrë dritën jeshile nga portugezi Cristiano Ronaldo. 34 vjeçari ka pranuar që bardhezinjtë të ofrojnë në skuadër argjentinasin i cili ka prishur çdo raport me skuadrën zikaltër. Ikardi ka theksuar vazhdimisht se kërkon vetme kalimin tek Juventus ose qëndrimin në “San Siro”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!