Interi i trajnerit Antonio Konte po tregon nga ndeshja në ndeshje se nuk ka aspak ngjashmëri me ekipin e sezonit të kaluar. Zikaltërit ia dolën të fitonin falë ruletës së 11 metërshave ndaj skuadrës së Valencias në sfidën e zhvilluar në “Mestaja”.
Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit në minutën e 38 me autor Karlos Soler, i cili arrin t’i shpëtojë mbulimit të mbrojtjes zikaltër dhe mposht portierin Handanoviç.
Zikaltërit pozicionohen në sulm në kërkim të golit të barazimit por pa rezultat. Pjesa e parë e takimit mbyllet me avantazhin e spanjolleve.
Në fraksionin e dytë trajneri Konte kryen disa zëvendësime të cilat japin frytet e duhura.
Në minutën e 83, Politano realizon nga pika e bardhë e 11 metershit duke vendosur baraspeshën dhe sfida i drejtohet ekzekutimit të penalltive ku fiton skuadra e Interit me rezultatin e përgjithshëm 7-6./ABC News Albania 24/7