Skuadra e Interit dhe Juventus janë në një garë të ashpër në merkaton e transferimeve. Pas Lukakut dy skuadrat italiane po garojnë për nënshkrimin me talentin Italian Federiko Kieza.
Dueli i parë në merkato mes skuadrës së Interit dhe Juventusi ishte transferimi i Romelu Lukakut ku fitues rezultuan zikaltrit.
Futbollisti belg kaloi tek Inter ndërkohë që bardh e zinjtë ende nuk kanë firmosur me një sulmues te kalibrit të lartë pasi nuk po zgjidh të ardhmen e Mandzukiç dhe Higuain.
Dy klubet rivale në Serinë A kanë një tjetër duel në merkato. Behet fjalë për sulmuesin e talentuar Italian, Federiko Kieza.
21 vjeçari aktivizohet tek skuadra e Fiorentinës duke mahnitur me paraqitjet e tij.
Juventus dhe Inter janë dy klubet favorite për te nënshkruar me futbollistin anësore. Futbollisti do të synohet në merkaton e vitit të ardhshëm pasi presidenca e re nuk e lejon largimin e Kiezës në këtë afat kalimtar.
Mediat italiane raportojnë se administrator i Interit, Beppe Marota ka një akord me drejtuesit e klubit te Fiorentinës për transferimin e futbollistit në “San Siro”. Nga ana tjetër Juventus ka arritur marrëveshjen me vete futbollistin për një kontrate pesë vjeçare me një page 5 mln euro në sezon plus bonuset.
Rivalitet mes Juventusit dhe Interit ka kaluar edhe në merkato dhe deri më tani zi kaltrit janë në avantazh./ABC News Albania 24/7