Skuadra amerikane SEAL, stërvit Forcat Speciale Shqiptare

schedule11:05 / 03/02/2019

Për dy javë skuadra amerikane “SEAL” ka zhvilluar një stërvitje në rrethinat e Tiranës. Kjo stërvitje ka shërbyer si trajnim për Forcat Speciale Shqiptare, të cilat do të nisen në Afganistan, si pjesë e misionit të NATO-s.

“Skuadra e SEAL (Sea, Air, and Land Teams/Ekipet e Detit, Ajrit dhe Tokës) e Flotës së Shteteve të Bashkuara bëri një stërvitje të përbashkët luftimi me Forcat Speciale Shqiptare në fshatin e stërvitjes urbane në bazën e Forcave Speciale dhe Komando, në rrethinat e Tiranës. Kjo mundësi 2 javore shërbeu si një trajnim për forcat shqiptare përpara nisjes së tyre në Afganistan, si pjesë e misionit të NATO-s“, shkruan ambasada amerikane në një postim në Facebook. Ndër të tjera në faqen e ambasadës janë postuar edhe foto nga stërvitja dy palëshe. /abcnews.al

 

schedule11:05 / 03/02/2019