“Zikaltrit” e Milanos duket se e kanë marrë shumë seriozisht përgatitjen për sezonin e ardhshëm, me drejtorin sportiv, Piero Ausilio që ka filluar të mbikqyrë gjithnjë e më shumë, “shënjestrat” e Inter.
Sipas prestigjiozes italiane, “Tuttosport”, Ausilio ka qenë i pranishëm në përballjen së enjtes në Europa League, me italianëve të Romas dhe austriakëve të Salzburg, në “Stadio Olimpico”, me “verdhekuqtë” që triumfuan me rezultatin e pastër 2 me 0, duke “hipotekuar” kalimin për raundin e 1/8-ve të kompeticionit.
Në “objektivin” e Ausilios nuk ishte asnjë lojtar nga rivalët e Serie A, por francezi i mbrojtjës së Salzburg, Oumar Solet, i cili ndiqet prej kohësh nga drejtuesit “zikaltër” dhe është opsioni i parë që do të plotësojë hapësirën që mbrojtje, që do të lërë sllovaku Milan Skriniar, i cili e ka konfirmuar largimin e tij në merkaton e verës.
Oumar Solet vetëm 23 vjeç vlerësohet me shumë 15 milionë euro, shifër kjo mëse e përballueshme për buxhetin e Inter, që nuk mund t’ia dalë të shpenzojë më shumë për “zëvendësuesin” e Skriniar. /i.m /abcnews.al