Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skriniar dhe Godin “çelësat”, Interi ka dy ide për Marash Kumbullën

schedule11:20 - 5 Qershor, 2020

schedule 11:20 - 5 Qershor, 2020

Marash Kumbulla është objektiv i Interit dhe në kampin zikaltër po mendojnë ta transferojnë mbrojtësin e kombëtares shqiptare, i cili ka spikatur me fanellën e Hellas Verona këtë sezon. Zikaltrit kanë konkurrencë për shtatlartin, pasi edhe Lazio po tenton ta afrojë duke përdorur Igli Taren.

Tuttosport raporton se Interi po mendon ta bllokojë mbrojtësin, i cili në dhjetor ishte pranë Napolit. Vetë Kumbulla nuk e dëshironte këtë lëvizje dhe mendohet se Interi është klubi i preferuar. Nga ata tjetër në kampin zikaltër duhet të qartësojnë planin e tyre.

Njëri është që ta blejnë dhe ta lënë në huazim edhe për një sezon tjetër te Verona. Gjithsesi gjithçka do të varet nga lëvizjet në dalje tek Interi, pasi Diego Godin mund të largohet, sikurse edhe Milan Skriniar. Për këtë të fundit interesohen disa klube dhe zikaltërit do të përfitonin në aspektin financiar.

Nëse këto lëvizje në dalje ndodhin, atëherë transferimi i Kumbullës këtë verë kthehet në një domosdoshmëri. Mbrojtësi është i favorizuar edhe prej faktit që mund të luajë lehtësisht në një mbrojtje me tre, si në qendër, ashtu edhe si qendër e majtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!