Skrapar/ Qëlloi me kallashnikov brenda një banese duke rrezikuar jetën e anëtarëve të një familje, vihet në pranga 34-vjeçari

schedule13:48 - 22 Gusht, 2023

schedule 13:48 - 22 Gusht, 2023

Policia në Skrapar ka vënë në pranga 34-vjeçarin i cili qëlloi me armë kallashnikov, brenda një banese, duke i rrezikuar jetën anëtarëve të një familje, për motive të dobëta.

“Blutë” kanë sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov dh 21 fishekë luftarak.

I riu ka qëlluar drejt mureve të banesës së një 61 vjeçari, për të kanosur anëtarët e familjes së këtij shtetasi për shkak të një konflikti.

Njoftimi i policisë:

Skrapar

Qëlloi me armë zjarri kallashnikov, brenda një banese, dhe iu rrezikoi jetën anëtarëve të një familjeje, për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov dhe 21 fishekë luftarak.

Pas marrjes së njoftimit se rreth orës 23:00, të datës 20.08.2023, brenda një banese në fshatin Potom, ishte qëlluar me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, me qëllim arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë së Skraparit, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi , 34 vjeç, banues në fshatin Potom, Skrapar.

Shtetasi 34 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, drejt mureve të banesës së shtetasit , 61 vjeç, për të kanosur anëtarët e familjes së këtij shtetasi, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që kishte me ta.

Arma e zjarrit kallashnikov me të cilën u qëllua, dhe 21 fishekë luftarak, u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!