Skoci/ Ish-pacienti i shëruar nga koronavirusi: Nuk ka nevojë për panik

schedule13:05 - 14 Mars, 2020

schedule 13:05 - 14 Mars, 2020

Një nga njerëzit e parë në Skoci që rezultoi i infektuar me  Covid-19 ka treguar për  BBC-së  infektimin dhe shërimin e tij.

Burri, në të 50-tat, u diagnostikua me virus gati dy javë më parë pas një udhëtimi në Itali. Ai u kthye në shtëpi më 25 shkurt.

“Unë nuk ndjeva asnjë simptomë. Unë isha shumë mirë dhe shkova në punë të mërkurën dhe të enjten. Më vonë të enjten në mbrëmje, fillova të ndjeja simptomat e një gripi.

Unë kisha ethe të buta  – por simptoma më e madhe ishin dhembjet veçanërisht në këmbët e mia.

“Kisha edhe temperaturë dhe kjo gjendje vazhdoi deri të enjten”.

Më 1 mars, ai u diagnostikua dhe u shtrua në spital por nuk pati simptoma të tjera.

“Në kohën kur shkova në spital, fillova të ndihesha mirë. Simptomat e buta si të gripit u zhdukën shpejt. Nuk kisha më dhimbje në këmbë, as ethe, as kollë dhe as vështirësi në frymëmarrje”.

Ai tha se dëshironte ta tregonte historinë e tij në BBC, në mënyrë që njerëzit të mos frikësoheshin kaq shumë nga ky virus./abcnews.al