Kupa e Botës Katar 2022 po afron, por polemikat nuk mungojnë. Fillimisht kishtë shumë pakënaqësi për kohën se kur do të luhet ( hera e parë që kompeticioni do të zhvillohet në dimër ) dhe tashmë një lajm bombastik vjen nga Norvegjia.
Klubi Tromso Il dhe Shoqata Norvegjeze e Futbollit kanë ngritur problemin e punëtorëve. Në muajt e fundit kanë vdekur shumë persona duke punuar në ndërtimin e ambienteve ku do të zhvillohen ndeshjet në Katar, çka atë e quajnë si skallavëri moderne.
Ata kërkojnë që të bojkotohet Kupa e Botës dhe nëse Norvegjia do të kualifikohet shpresojnë që të jetë ekipi i parë që të marrë këtë nismë. Korrupsioni, “skllavëria” dhe punëtorët e vdekur nuk mund të jenë më të rëndësishëm se futbolli sipas tyre.
Në nismën e tyre janë bashkuar dhe dy klube të tjerë, Stromsgodset IF dhe Viking FK, të cilër gjithashtu do të bojkotojnë promovimin si dhe vetë organizimin e Kupës së Botës. Ende nuk ka një reagim nga FIFA për këtë çështje. /abcnews.al