“Skifteri” shqiptar “kapet mat” duke vjedhur në Itali, gjuan policët me gurë dhe tenton të arratiset

schedule15:55 - 19 Shtator, 2022

schedule 15:55 - 19 Shtator, 2022

Një shqiptar është arrestuar në flagrancë nga policia italiane i akuzuar për vjedhje.

Agjentët e Volantit arrestuan 30-vjeçarin shqiptar, i cili po kryente vjedhje në një shtëpi lokale në Atripalda.

Shqiptari, në tentativë për tu arratisur ka gjuajtur me gurë agjentët duke goditur njërin prej tyre.

Dy bashkëpunëtorë të tjerë arritën të arratiseshin në fshatrat përreth duke humbur gjurmët.

Në vendin e ngjarjes u gjetën mjete për vjedhje, të përdorura për të depërtuar në shtëpinë e viktimës./Abcnews.al/