E talentuar, Lara Colturi zhvilloi një tjetër garë spektakolare, këtë të martë në Kronplatz të Italisë, me skiatoren 17-vjecare që përfaqëson vendin tonë, e cila u rendit në vendin e 12-të, një tjetër renditje në Top-15 në GS për Colturin.
Në vendin e parë e u rendit kampionia e padiskutueshme Lara-Gut Behrami, ndërsa në vendin e dytë skiatorja nga Zelanda e Re, Alice Robinson dhe e treta suedezja Hector Sara.
E konsideruar edhe si pista më e vështirë e GS në cirkuitin e Kupës së Botës, pista Erta ishte me shumë fat për Larën. Lëshimi i parë nuk shkoi shumë mirë për Larën, duke u renditur e 20-ta, por ajo rikuperoi në të dytën duke u renditur në dhjetëshen e parë.
Ndërkaq, kujtojmë se ndalesa e radhës për Larën është Kampionati Botëror i të Rinjve në France, ku padyshim presim medalje prej saj dhe të tjera rezultate pozitive. /i.m /abcnews.al