Ski/ Colturi bronz në Slalomin Gjigant, skiatorja del e 3-ta në Botërorin e të rinjve

schedule16:36 - 2 Shkurt, 2024

schedule 16:36 - 2 Shkurt, 2024

Një tjetër podium, ndërsa ambicia është më e madhe. Lara Colturi është një italiane e vërtetë kuqezi, pasi skiatorja adoleshente i dha Shqipërisë një tjetër medalje në Kampionatin Botëror për të rinj.

Vajza 17-vjeçari mori medaljen e bronzit, duke dalë e treta në garën e Slalomit Gjigant në Botërorin që po zhvillohet në Francë.Një sukses i rëndësishëm, në një konkurrim me elitën botërore të moshës, ndërsa rivalet ishin plot 45.

Tashmë, pritet që Colturi të konkurrojë këtë të shtunë në garën e slalomit, ku sipas Presidentit të Federatës, Elvis Toçi, synohet maksimumi, pra medalja e artë. Adoleshentja italo-shqiptare mori medaljen e tretë në karrierë në Botërorët për të rinj, pasi fitoi dy vitin e kaluar në turneun e zhvilluar në Austri.

Colturi mori medaljen e artë në slalomin super gjigand, dhe bronzin në Slalomin Gjigant, siç bëri edhe këtë herë.

Skiatorja “Kuqezi” ka bërë përparim të madh edhe në garat e Kupës së Botës, duke qenë këtë vit në vendin e 43-të, ndaj vendit të 78-të që pati vjet, duke qenë e 21-ta në slalom, e duke dalë edhe e 9-ta, e 12-ta apo e 15-ta në konkurrime si në Austri, Sllovaki apo Itali. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!