Skerdi Faria: “Listën e dashnoreve” e kam unë, çfarë më ndodhi një ditë në sallon

schedule22:00 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 22:00 - 29 Dhjetor, 2021

Kirurgu i njohur Skerdi Faria i ftuar në Bardh a Zi në ABC solli si shembull një ngjarje të ndodhur 10 vite më parë me të dhënat personale në Itali. Ai tha se në atë kohë të dhënat nuk u vodhën, por u bënë publike nga gurvenatori duke u kthyer në skandal të madh.

Me batutë Skerdi Faria tha se ai ka “listën e dashnoreve” duke treguar një ndodhi në klinikën e tij.

“Kemi 5 vite që çmimet nuk i kemi rritur. Çdo çmim është rritur vetëm çmimet tona nuk janë rritur. Nuk e kuptoj pse duhet të ketë diskriminim ndaj njerëzve të thjeshtë. Ka ndodhur diçka e ngjashme në Itali para 10 vitesh.

Nuk u vodhën të dhënat por gurvenatori i nxori online të ardhurat e njerëzve. U bë një skandal i madh. Listat e dashnoreve i kam unë (qesh). Të betohem më ka ndodhur një rast. Në të njëjtën ditë në dy dhoma të ndryshme të klinikës ishin gruaja dhe e dashura e personit që financonte”, tha Skerdi Faria.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!