Aktori i njohur Ervin Bejleri është shoqëruar mbrëmjen e sotme nga forcat e policisë. Ai është mbajtur për pak orë në rajon dhe më pas është lënë i lirë.
Gazetarja Xhensila Kodra mëson se shoqërimi tij ka ardhur për shkak të ofendimeve që i ka lëshuar ditën e djeshme në drejtim të efektivëve të policisë.
Më herët shoqërimi i tij u denoncua nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e cila shprehet se aktorët kanë vendin në skenë dhe jo në burg.
“Sapo morëm vesh lajmin që në mbyllje të protestës sonë në sheshin para pedonales Policia e Shtetit ka ndaluar aktorin Ervin Bejleri.
LEXO EDHE: VIDEO/ Si u largua 49-vjeçari që hodhi kapsollë në protestë, bashkëpunëtorët inskenuan incidentin
Sipas mediave, mësohet që kjo gjë ka ndodhur sepse zoti Bejleri është konfliktuar me policë ditën e djeshme në përpjekje për të çarë kordonin.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon lirimin e menjëhershëm të zotit Ervin Bejleri.
Aktorët e kanë vendin në skenë, jo në burg!“, deklaron Aleanca.
Gjatë protestës të zhvilluar ditën e djeshme pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, Ervin Bejleri shpërtheu në të shara në drejtim të efektivëve të policisë, të cilët u përpoqën ta shoqëronin.
Ai përdori fjalë banale në drejtim të tyre. “Nuk keni shanse brenda, do ju q* rob, b**th q*rat, mes natës si kusarë, a keni fëmijë apo jo. Unë kam ardhur këtu për fëmijën tim, jo për muret dhe tullat”, tha aktori./abcnews.al