Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skënderbeu përmbys Laçin në miqësore, paqe mes Kastriotit e Apolonisë

schedule17:38 - 17 Tetor, 2020

schedule 17:38 - 17 Tetor, 2020

Miqësore me aromë Superioreje. Skënderbeu ka mundur me rezultatin 2-1 Laçin, ndërsa Apolonia dhe Kastrioti barazuan 1-1. Në Durrës korçarët e panë veten në disavantazh pas 15 minutash lojës.

Kurbinasit, që kishin disa mungesa në formacion, shënuan përmes brazilianit Teco, por epërsia nuk zgjati shumë. Mensah ndëshkoi portierin Sali të Laçit dhe pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1. Në të dytën ishte vlonjate Arinaldo Rrapaj që shënoi dhe i dha fitoren Skënderbeut.

 

Apolonia dhe Kastrioti, të ngjitura sivjet në Superiore, u ndanë në paqe në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. Fierakët shënuan përmes të riut Mehmeti, kurse për krutanët realizuan me brazilian De Silva. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!