Skënderbeu “pasurohet”, korçarët përfitojnë 200 mijë euro nga shitja e Agon Elezit

schedule16:12 - 3 Shkurt, 2024

schedule 16:12 - 3 Shkurt, 2024

Nuk qendroi shumë, por po e kujtojnë sërish.

Agon Elezi ishte pjesë e Skënderbeut për një sezon të vetëm, në 2019-2020, ndërsa tani, pas 4 viteve, klubi korçar mori një përfitim të rëndësishëm prej tij.
Lojtari, që në atë kohë ishte 18-19-vjeçar dhe me numrin 78 në shpinë, kaloi në Bundesligën gjermane tek Bohumi.
Transferimi u bë tani në janar, ndërsa Elezi luante në Ligën e Parë të Kroacisë.

Ish-klubi i tij, Varazhdini, mori rreth 800 000 euro nga lëvizja e lojtarit nga Maqedonia e Veriut, veçse Skënderbeut i takuan mbi 200 000, sepse mbajti rreth 30 për qind të kartonit.
Mesfushori i ri luajti në elitën e Kroacisë për 3 sezone e gjysmë, por sidomos nisi të dallohej dy vitet e fundit, kur ishte në fushë në 45 ndeshje, duke shënuar 5 gola e shërbyer një asist.
Skënderbeu përfitoi 80 000 euro të tjera kur Elezi kaloi tek Varazhdini, ndërsa tani mori shumë më tepër.

Një strategji që doli e frytshme për klubin korçar, ndërsa besohet se mesfushori shqiptaro-maqedonas do të dijë të jetë i dalluar edhe në Bundesligën gjermane./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!