Edhe Skënderbeu ishte në fushë sot dhe mundi të fitojë ndaj fqinjëve të Maliqit me shifrat 2-1. Skuadra e Migen Memellit arriti të përmbysë disavantazhin e pjesës së parë.
Për korçarët shënuan Rei Pecani dhe Jorgo Qeleshi, teksa në fushë ishin edhe disa afrime të ardhur në këtë merkato verore.
Trajneri Memelli provoi 19 lojtarë në fushë sot, teksa në ditët në vijim bardhekuqtë pritet të zhvillojnë të tjera miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. /abcnews.al