“Skënderbeu” në metrotë e Vienës, Avdyl Berisha flet për videon që u bë virale: Emocionet ishin të mëdha!

schedule10:44 - 9 Janar, 2024

schedule 10:44 - 9 Janar, 2024

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, anëtari i Grupit të Muzikës, ‘Siparantum’, Avdyl Berisha foli për videon që u bë virale pasi ai këndoi këngën patriotike mes qindra njerëzve, në metronë e Vienës.

Ai ka treguar se studion për muzikë, dhe se emocionet që e përfshinë ishin shumë të mëdha.

“Në metro krijuam pak zhurmë, por emocionet ishin të mëdha. Në Vienë kemi shkuar bashkë me korin “Siparantum” për disa koncerte. Unë kam kënduar me gjithë zemër”, ka thënë ai.

Gjatë kësaj interviste nxënësi, Berisha u shpreh se nuk e priste aspak që video e tij duke kënduar mes qindra njerëzve, të bëhej kaq shumë virale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!