Skënderbeu ka marrë një lajm të keq para ndeshjes kundër Partizanit, që do të luhet të dielën në orën 17:00 në stadiumin e Korçës.
Frenklin Ahanonu, i cili është edhe golashënuesi më i mirë i ekipit me 7 gola, do të qëndrojë rreth 3 javë jashtë fushave për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Dinamos.
Frenklin la para kohe lojën për shkak të një tërheqjeje muskulore, e cila kërkon kohë deri në riaftësimin e plotë./ h.ll/abcnews.al