Skëndërbeu i “gjymtyruar” ndaj Kukësit

schedule13:54 - 20 Janar, 2022

schedule 13:54 - 20 Janar, 2022

Skëndërbeu do të përballet me Kukësin në ndeshjen e javës së 17-të të Abissnet Superiores, në stadiumin e “Loro Boriçi” ora 16:45.

Për këtë ndeshje trajneri Migen Memelli është bërë me “dhimbje koke”, kjo vjen për shkak të mungesave që tekniku i korçarëve ka për përballjen e ditës së diel.

3 futbollistë janë të dëmtuar, teknikut Memelli dhe stafit do iu duhet të vlerësojë gjendjen e tyre. Bëhet fjalë për Vitijën, Berishën dhe Uerdi Marën. Berisha duket më afër rikthimit, sakaq dëmtimi në kavilje i Vitijës bën që mungesa e tij të jetë 100 përqind e sigurt ndaj kuksianëve.

Sa i përket 22 vjeçarit Mara, nuk mund të thuhet asgjë për momentin, pasi dhimbjet e forta në muskujt e barkut mund t’i përsëriten (la fushën e lojës ndaj Laçit për këtë motiv).

Skënderbeu renditet në vendin e tetë të renditjes. Korçarët pas 16 ndeshjesh kanë 16 pikë dhe synojnë që të largohen sa më shpejt të jetë e mundur nga zona e kuqe. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!