Skuadra e Skënderbeut nuk ruan dot hapin e Partizanit kryesues. Korçarët u mposhtën në shtëpi 1-0 nga skuadra e Tetuës dhe tashmë e sheh veten 4 pikë larg Partizanit.
Skenderbeu del bllof ndaj Teutës. Korçarët nuk ia dolën të ruanin hapin e Partizanit dhe u mposthën me shifrat 1-0 perballe durrsakëve. Edhe pse Teuta luajtu në pjesën më të madhe të lojës me 1 lojtar më pak, Skënderbeu nuk arriti të marrë një rezultat pozitiv. Korçarëve iu anulluan 3 gola, dy për pozicion jashtë loje dhe një për faull në sulm. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e ‘33 me autor Kamaran. Afrikani finalizon në gol një aksion model të durrsakëve duke kaluar në avantazh skuadrën e tj. Në fundin e pjesës së parë, Muzaka fiton një 11 metërsh pas ndërhryjes së Beqjas i cili ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Penalltinë e ekzekuton Fidan Aliti, por portier Hidi bën mrekullinë. Fillimi i pjesës së dytë nis me Skënderbeun në sulm. Muzaka gjuan drejt portës, topi përplaset në këmbët e Alitit i cili e shtyn topin drejt rrjetës, por gjyqtari e anullon për pozicion jashte loje.
Një tjetër gol i anulluar për Skënderbeun në minutë e 62. Realizon Muzaka, por goli anullohet për një faull në sulm. Pjesën e mbetur të lojës e kontrollon Skënderbeu, por pa mundur të gjejë golin e barazimit. Korçarët humbin mundësinë për të ruajtur hapin e Partizanit që tashme e sheh veten katër pikë larg korçarëve. Kjo ishte humbja e parë e Skënderbeut në këtë sezon në shtëpinë e vet. /abcnews.al