Skënderbeu barazon në Elbasan ndaj Partizanit të Beogradit

schedule09:01 - 25 Tetor, 2017

schedule 09:01 - 25 Tetor, 2017

Skënderbeu luajti një ndeshje shumë të mirë ndaj Partizanit të Beogradit në “Elbasan Arena” për Ligën e Europës. Skuadra shqiptare ishte pranë suksesit, por fati nuk ishte me të.

Europa ende “malore” për Skënderbeun, s’ka fitore as me Partizanin
Partizani i Beogradit ishte basti i radhës i Skënderbeut për triumf në Europë, bast që sërish nuk u fitua.
Skuadra më e mirë e Shqipërisë mori një barazim pa gola në “Elbasan Arena”, duke mbetur në vend të fundit në grupin e vet.
Përballja ishte e fortë dhe prova e korçarëve ishte solide, veçse jo aq sa për të fituar.
Kundër ekipit të një klubi me buxhet shumë më të lartë dhe me cilësi më të madhe në fushë, edhe skemat më të sofistikuara të trajnerit Ilir Daja, edhe motivimi I tij special, nuk mundën të prishnin ekuilibrin.
Edhe deklaratat e lojtarëve pas përfundimit bënë që të nënkuptohej se edhe barazimi ishte i mirë, padyshim rezultati më i drejtë, ndërsa fitorja mbetet ende një dëshirë.
Një fitore u arrit dy vjet më parë ndaj Sportingut të Lisbonës, madje 3-0, por ajo ishte “një herë dhe aq”.
Gjithsesi, Skënderbeu ishte më afër fitores, duke krijuar më shumë raste për gol, me sulmuesit Soue dhe Xhejms që humbën shanse shumë të mira, veçse në fund ishte Orges Shehi dhe fati që ndihmuan shqiptarët përballë serbëve.
Pikërisht, në minutat e fundit, Partizani pati dy-tri mundësi shumë të mira dhe goditi shtyllën.
Pas tri ndeshjeve të para, formacioni i Ilir Dajës ka dy pikë, dhe nuk ka fitore, edhe pse ka pasur dy përballje në fushën e vet (1-1 me Jang Bojsin, 0-0 me Partizanin).
Gjithsesi, renditja në grup është mjaft e ekuilibruar, ku vetëm Dinamo e Kievit është më e shkëputur me 7 pikë, ndaj 3 të Jang Bojsit dhe nga 2 të Partizanit e Skënderbeut.
Shpresat për kualifikim mbeten.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!