Skënder Hyseni tregon se çfarë i tha Hotit në vesh gjatë takimit me Trumpin

schedule22:22 - 2 Mars, 2021

schedule 22:22 - 2 Mars, 2021

Një nga fotografitë që bëri bujë në rrjetet sociale gjatë zhvillimit të takimit  në SHBA, ku edhe u nënshkrua marrëveshja Kosovë-Serbi ishte ajo mes Avdullah Hotit e Skënder Hysenit.

Hyseni në këtë fotografi shihej duke i thënë diçka në vesh kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit. Ai tregoi sonte se çfarë i tha në vesh. “I thashë ta ftojë presidentin Trump ta vizitojë Kosovën” rrëfeu ai.