Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka deklaruar se nuk kemi rritje të shtrimeve në spitale ditët e fundit.
Ai tha se maksimumi është arritur me 15 shkurt.
Brataj theksoi se hapja e spitaleve rajonale ndihmoi në shpërndarjen e pacientëve, dhe nëse do të jetë e nevojshme do të ketë edhe skenarë të tjerë të hapjes së spitaleve në rrethe.
“Fakti pozitiv është te kontrolli i indikatorëve të infeksionit. Ka një ulje të lehtë të numrave. 598 vizita në banesë në datën 15. Nga 2500 thirrje që kemi pasur në 24 orë kemi shkuar në 2300. Më rëndësishme është numri i shtrimeve në spital. Masat që u morën para 2 javësh e dhanë një farë efekti. Situata është nën kontroll. Shtrimet në spitale janë 648. Hapja e skenarit të spitaleve rajonale ndihmoi në shpërndarjen e pacientëve. Nëse do të jetë e nevojshme edhe skenarë të tjerë të hapjes së spitaleve rajonale.Tirana, Fieri, Durrësi, Korça, Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Dibra vijojnë të jenë në listën me numrin më të lartë të të infektuarve.”, ka thënë Brataj.e.su./abcnews.al