Skënder Brataj: Historia e vaksinës që filloi nga Ballkani 30 vite më parë

schedule18:09 - 5 Tetor, 2021

schedule 18:09 - 5 Tetor, 2021

Nga Skënder Brataj

Ideja e mRNA e refuzuar 30 vite më parë, sot është bërë teknologjia kryesore në garën për vaksinën anti Covid-19.

Ekzistojnë shumë vaksina eksperimentale në studime klinike të fazës së fundit në nivel global, por ato të testuara nga Pfizer BioNTech dhe Moderna janë ato që mbështeten në mRNA(messenger ribonucleic acid).

Studiuesit e kuptuan rolin e saj si një recet për triliona qeliza të trupit, por përpjekjet e tyre për të arritur rezultatet kanë qenë të ngadalshme.

Mendimi i tyre ishte se duke bërë modifikime të sakta në mRNA sintetike dhe duke e injektuar atë tek njerëzit, çdo qelizë në trup mund të shndërrohej në një fabrikë medikamentesh sipas kërkesës.

Por realizimi i premtimit shkencor në një realitet mjekësor, ishte më i vështirë se sa mendohej. Ndërsa relativisht i shpejtë dhe i lehtë për t’u prodhuar, në krahasim me prodhimin tradicional të vaksinave, asnjë vaksinë ose medikament mRNA nuk ka pasur miratim deri më sot.

ËSHTË NJË HISTORI QË FILLOI TRE DEKADA MË PARË, NGA NJË SHKENCËTARE PAK E NJOHUR HUNGAREZE, E CILA REFUZOI TË HIQTE DORË NGA KËRKIMI SHKENCOR!

Përpara se mRNA të ishte një ide shumë miliardë dollarëshe, ishte një periudhë ngadalësimi shkencor. Për shkencëtaren me origjinë hungareze pas një zbulimi të mARN, ishte një rrugë pa kthim edhe pse pa mbështetje. Katalin Karikó kaloi vitet 1990 duke kërkuar ndihma për studimet shkencore! Puna e saj, në një përpjekje për të shfrytëzuar fuqinë e mARN, për të luftuar sëmundjet, ishte e mbështetur thjesht nga subvencione qeveritare, financime nga biznese dhe madje edhe mbështetje ekonomike nga kolegët e saj. Në botën natyrore fiziologjike, trupi mbështetet në miliona proteina të vogla për ta mbajtur veten gjallë dhe të shëndetshëm, ai përdor mRNA për të treguar qelizave se cilat proteina të prodhojnë. Nëse mund të krijoni mRNA tuaj, në teori mund të devijosh procesin dhe të krijosh çdo proteinë që dëshiron, antitrupat për tu vaksinuar kundër infeksionit, enzimat për të ndryshuar një sëmundje të rrallë, ose për të riparuar indet e dëmtuara të zemrës.

Në 1990, studiuesit nga Universiteti i Wisconsin dhe Kariko arritën ta bëjnë atë të funksionojë tek minjtë.

Katalin Karikó donte të shkonte më tej!

Problemin ajo e dinte, ishte se mRNA sintetike ishte e ndjeshme ndaj mbrojtjes natyrore të organizmit, që do të thoshte, se do të shkatërrohej para se të arrinte qelizat e synuara. Më keq akoma, kaosi biologjik që shkaktohej mund të nxiste një përgjigje imune dhe ta bënte terapinë një rrezik për shëndetin e disa pacientëve. Ishte një pengesë e madhe, por Karikó ishte e bindur se mund ta kapërcente problemin. Pak ishin ata që ndanin të njëjtin besim me të në atë periudhë.

Çdo natë kam punuar, çdo ditë kam kërkuar, më jepni grante, grante, grante, kujton Karikó, duke iu referuar përpjekjeve të saj për të marrë fonde. Ajo merte gjithmonë përgjigjen, jo, jo, jo.

Në 1995, pas gjashtë vitesh në fakultetin e Universitetit të Pensilvanisë, Karikó u ul në detyrë.

Ajo ishte kandidatja e katedrës, por pa financime për të mbështetur punën e saj të mRNA, shefat e saj nuk panë asnjë arsye për të këmbëngulur në dhënien e katedrës. Ajo ishte kthyer përsëri në shkallët e ulëta të akademisë shkencore. Zakonisht, në atë pikë njerëzit thonë, lamtumirë dhe largohen sepse është kaq e tmerrshme, tha Karikó.

Nuk ka kohë për pesimizëm, por viti 1995 ishte jashtëzakonisht i vështirë. Karikó kishte zbuluar frikën e kancerit që kishte gjetur në trupin e saj dhe bllokimi i burrit në Hungari për të zgjidhur problemin e vizës për të hyrë në SHBA. Tani puna për të cilën kishte kaluar orë, ditë, muaj dhe vite të panumërta po i rrëshqiste nga duart. Mendova të shkoja diku tjetër, ose të bëja diçka tjetër, tha Karikó. Unë gjithashtu mendova se ndoshta nuk jam mjaft e mirë, jo aq e zgjuar sa duhet. U përpoqa të imagjinoja ndryshe, por thashë se gjithçka është këtu, më duhet të bëj eksperimente më të mira. Me kalimin e kohës, ato eksperimente të mira u bashkuan me një rezultat pozitiv. Pas një dekade sprovash dhe gabimesh, Karikó dhe bashkëpunëtori i saj prej një kohe të gjatë në Penn – Drew Weissman, një imunolog me një diplomë mjekësore dhe një Ph.D. të Universitetit të Bostonit, zbuloi një mundësi për thembrën e Akilit të mRNA.

Pengesa, siç theksuan refuzimet imunitare të shumta të Karikó më parë, ishte se injektimi i mRNA sintetike në përgjithësi çonte në atë përgjigje imunitare të bezdisshme, ku trupi ndjente hyrjen e një të huaji dhe shkonte ta luftonte atë. Zgjidhja që zbuluan Karikó dhe Weissman, ishte ekuivalenti biologjik i zëvendësimit të përmbajtësit.

Çdo fije e mRNA përbëhet nga katër elemente molekulare të quajtura nukleozide. Por në formën e tij, një nga ato elemente strukturimi, njihej si një deformim dhe hidhte gjithçka, duke sinjalizuar sistemin imunitar. Kështu Karikó dhe Weissman thjesht e zëvendësuan atë me një version të modifikuar, duke krijuar një mRNA hibride që mund të futej në qeliza pa sinjalizuar përgjigjen imunitare.

Ishte një zbulim kyç, do të thoshte Norbert Pardi, asistent profesor i mjekësisë në Penn dhe një bashkëpunëtor i tyre. Karikó dhe Weissman kuptuan se nëse përfshinin nukleozide të modifikuara

në mRNA, mund të vrisnin dy zogj me një gur.

Ky zbulim, i përshkruar në një seri artikujsh shkencorë fillon në vitin 2005, por në fillim kaloi pa u vënë re tha Weissman, por ofroi zgjidhje për studiuesit e mRNA që kishin ruajtur besimin gjatë viteve të një teknologjie të ulët të atyre viteve. Dhe ishte arma fillestare për sprintin e vaksinës që do të vinte.

Ndërsa studimet e Karikó dhe Weissman kaluan pa u vënë re nga disa studiues, ata tërhoqën vëmendjen e dy shkencëtarëve kryesorë, të cilët më vonë do të ndihmonin në themelimin e Modernës dhe partenerin e ardhshëm të Pfizer BioNTech.

Derrick Rossi, me origjinë nga Toronto, ishte një postdoktoraturë 39-vjeçar në biologjinë e qelizave staminale në Universitetin Stanford, në 2005 kur lexoi artikullin e parë. Jo vetëm që e ka njohur atë si shkencor dhe inovativ, por tani ai thotë se Karikó dhe Weissman meritojnë Çmimin Nobel në Kimi.

Nëse dikush më pyet se kë do të votoj një ditë, do ta vendosja të parën, tha ai. Ky zbulim kryesor do të ketë të bëjë me medikamentet që do të ndihmojnë botën.

Por Rossi nuk kishte në mendje vaksinën kur vendosi të bazohej në zbulimet e tyre në vitin 2007 si një asistent profesor i ri në Harvard Medical School, ku drejton laboratorin e tij.

Kërkohej nëse mRNA e modifikuar mund të ishte çelsi për të pasur diçka tjetër që studiuesit kërkonin me dëshpërim, një burim të ri të qelizave staminale embrionale.

Në një vepër të alkimisë biologjike, qelizat staminale embrionale mund të shndërrohen në çdo lloj qelize të trupit. Kjo do tu jepte atyre potencialin për të trajtuar një seri sëmundjesh duke filluar, nga sëmundja e Parkinsonit deri te dëmtimet e palcës kurrizore e të tjera. Por përdorimi i atyre qelizave për kërkime shkencore ka krijuar një seri problemesh etike, sepse ato meren nga embrionet.

Rossi mendoi se mund të shmangte polemikat. Ai do të përdorte molekula të modifikuara për të riprogramuar qelizat adulte në mënyrë që të vepronin si qeliza staminale embrionale.

Ai i kërkoi një bursisti postdoktoratur në laboratorin e tij të eksploronte këtë ide. Në vitin 2009, pas më shumë se një viti pune, bursisti postdoktoratur thirri dr.Rossin që të afrohej te mikroskopi! Rossi pa përmes objektivit diçka të jashtëzakonshme, një fushë mikroscopike plot me të njëjtat qeliza që ai kishte shpresuar të krijonte.

Rossi i entuziazmuar informoi kolegun e tij Timothy Springer, një tjetër profesor i Harvard Medical School dhe biznesmen në bioteknologji. Duke njohur potencialin tregtar, Springer kontaktoi Robert Langer, inventor dhe profesor i inxhinierisë biomjekësore në Massachusetts Institute of Technology.

Një pasdite në maj 2010, Rossi dhe Springer vizituan Langer në laboratorin e tij në Kembrixh. Ajo që ndodhi gjatë takimit dy orësh dhe në ditët që pasuan u bë legjendë dhe një grindje për egon e këtij zbulimi. Langer është një figurë e shquar në bioteknologji dhe një ekspert në teknologjitë e soministrimit të medikamenteve. Të paktën 400 kompani farmaceutike dhe pajisje mjekësore kanë licencuar patentat e tij. Muret e zyrës së tij mbajnë më shumë se 250 vlerësime të tij, përfshirë Charles Stark Draper Prize, i konsideruar si ekuivalenti i Çmimit Nobel për Inxhinierët. Ndërsa dëgjonte Dr.Rossin të përshkruante përdorimin e mRNA së modifikuar Langer kuptoi, se profesori i ri kishte zbuluar diçka shumë më të madhe, një mënyrë të re për të prodhuar qeliza staminale. Hyrja e mRNA në qeliza në mënyrë disi të fshehur për të prodhuar proteina kishte një numër marramendës aplikimesh mendoi Langer dhe madje, mund të shpëtonte miliona jetë. Unë mendoj se ju mund të bëni shumë më mirë se kaq, kujton Langer drejtuar Rossit, duke iu referuar qelizave staminale. Unë mendoj se ju mund të krijoni medikamente të reja, vaksina të reja, gjithçka! Langer mezi e përmbajti eksitimin kur u kthye në shtëpi te gruaja të cilës do ti thoshte:

Kjo do të jetë kompania më e suksesshme në histori kujton ai, edhe pse asnjë kompani nuk ekzistonte ende në atë moment! Tre ditë më vonë Rossi bëri një prezantim tjetër, në krye të Flagship Ventures. E themeluar dhe drejtuar nga Noubar Afeyan, një biznesmen i fuqishëm, me bazë në Kembrixh. Afeyan kishte të njëjtin reagim entuziast si Langer, duke thënë në një artikull të vitit 2015 në Nature, se inovacioni i Rossit ishte menjëherë intrigues. Brenda disa muajsh, Rossi, Langer, Afeyan dhe një studiues tjetër mjekësor në Harvard themeluan firmën Moderna, një fjalë e re që kombinoi modifikimin e mRNA. Springer ishte investitori i parë që angazhoi shuma parash tha Rossi. Në një njoftim për shtyp nga Moderna në 2012, Afeyan tha se kompania është në garë me kompanitë e para bioteknologjike të 30 viteve më parë, duke shtuar një kategori krejt të re të barnave në arsenalin farmaceutik. Katalin Karikó sot është zv/presidente e BioNTech e cila mbikëqyr punën e saj të mRNA në zyrën e saj në Rydal, Penn! /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!