Skenaristët e Hollivudit në grevë, më e madhja në 15 vjet

schedule10:01 - 2 Maj, 2023

schedule 10:01 - 2 Maj, 2023

Mijëra skenaristë të televizioneve dhe filmave të Hollivudit do të dalin në grevë të martën, pas pezullimit të bisedimeve me studiot kryesore, duke i shkaktuar një  tjetër goditje një industrie që tashmë është përballur me vështirësi vitet e fundit për shkak të pandemisë dhe zhvillimeve të shpejta teknologjike.

Sindikatat që përfaqësojnë skenaristët thanë në një deklaratë se vendimi i grevës ishte unanim.  Më shumë se 9 mijë skenaristë, përkatësisht 98% e anëtarëve më të drejtë vote do të largohen.

Diçka e tillë mund të ndikojë në shfaqjet e së martës, ndërsa shfaqjet dhe filmat e ardhshëm mund të përballen me vonesa. Në vitin 2007, shkrimtarët hynë në grevë për 100 ditë, me një kosto prej rreth 2 miliardë dollarë.

Kësaj radhe, ata po përplasen me Aleancën e Prodhuesve të Filmave dhe Televizionit (AMPTP),  e cila përfaqëson studiot kryesore, duke përfshirë Disney dhe Netflix.

Ata kërkojnë paga më të larta dhe një pjesë më të madhe të fitimeve. Të hënën në mbrëmje, WGA tha se vendimi u mor pas gjashtë javësh negociatash.

Çështjet kryesore në bisedime kanë qenë se si paguhen shkrimtarët për shfaqjet që shpesh qëndrojnë në platformat e transmetimit për vite, si dhe ndikimi i ardhshëm i inteligjencës artificiale në shkrim.

Të dielën në mbrëmje, gazeta Deadline Hollywood raportoi The Late Show me Stephen Colbert, Jimmy Kimmel Live! dhe The Tonight Show me protagonist Jimmy Fallon nuk do të transmetohen.

Prezantuesi i Late Night Seth Meyers shprehu mbështetjen e tij për grevën. Sipas modelit tradicional të transmetimit televiziv në Amerikë, skenaristët prodhonin rreth 22 skenarë në sezon dhe fitonin honorare nëse një shfaqje korrte fitime të mëdha.

Megjithatë, seritë e transmetimit janë shumë më të shkurtra, shpesh 8-10 episode, duke e bërë fitimin për skenaristët shumë më të kufizuar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!