E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic është kthyer në një telenovelë. Sulmuesi suedez po kërkohet me insistim nga Milan, Bologna dhe Napoli, por nuk ka marrë ende një vendim.
Garës për shërbimet e tij i është bashkuar edhe Tottenham. Mediat angleze raportojnë për një telefonatë mes Jose Mourinhos dhe Mino Raiolës, agjentit të 38-vjeçarit. Trajneri i ri i Spurs u shpreh se nuk ka nevojë për përforcime, por mund të bëjë një përjashtim për Ibrën.
Të dy kanë punuar e fituar tek Interi dhe Manchester United. Lidhja e trajnerit portugez me sulmuesin e famshëm është speciale dhe nuk përjashtohet mundësia që të punojnë sërish së bashku.
Pretendimet e larta të Ibrës (kërkon 18 milionë euro për 1.5 vite kontratë) po frenojnë klubet italiane, por kjo nuk është aspak problem për Tottenham. Klubi londinez është gati t’i plotësojë dëshirën trajnerit dhe Ibra mund të rikthehet sërish në Premier League. /abcnews.al