Napoli dhe Milani duket se po mendojnë për shkëmbimin e lojtarëve nëse nuk mund të Luka Jovic nuk lëviz nga Real Madrid drejt San Siros. Po raportohet nga mediat italiane se sulmuesi polak, Arkadiusz Milik, do të kalojë në Milano dhe mesfushori Franck Kessie te Napoli.
Sulmuesi 26-vjeçar kontratë me Napolin deri në vitin 2021 dhe sipas Corriere della Sera, trajneri i Napolit Gennaro Gattuso, do të lejojë që Milik të transferohej në Milano, nëse mund ta marrë Kessie në kthim.
Milik ka shënuar 10 gola në 18 ndeshje në Serie A deri më tani, ndërsa Kessie ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist në 25 ndeshje të kampionati italian këtë sezon./abcnews.al