Revoltë e madhe e tifozëve. 6 klube të Premier League, Manchester United, Liverpool, Tottenham, Arsenal, Chelsea dhe Manchester City, u janë bashkuar 6 klubeve të tjera italiane e spanjollë në projektin më të ri të futbollit, European Super League.
Kjo nismë është konsideruar si një hap që i jep fund futbollit, ndërkohë që nuk kanë munguar mesazhet e shumta të tifozëve, klubeve të ndryshme dhe personaliteteve të mëdha të botës së futbollit. Sipas “The Times” tashmë ka të reja të rëndësishme.
Super League mund të dështojë, pasi një prej klubeve angleze mund të tërhiqet. Emri nuk zbulohet, edhe pse një ditë më parë reagimi i tifozëve të Liverpool ishte i madh. Jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe me pankarta në “Anfield”.
Për klubet anglezë sot pati një mesadh edhe nga presidenti i UEFA-s, Alekseander Ceferin, i cili deklaroi: “Futbolli ndryshon, por këto klube mendojnë vetëm për llogaritë e tyre. Ato duhet të kujtojnë nga vijnë. Pa UEFA-n kush e di se ku do të ishin. Ata po tentojnë të privatizojnë futbollin, një nga esencat e fundit kolektive.
Nuk është surprizë për ne. Ne kemi zhvilluar një vizion për të cilin jam krenar. Në këtë pikë, do të doja t’u drejtohesha kryetarëve të disa klubeve, angleze kryesisht: Zotërinj, ju keni bërë një gabim të madh. Disa mund të thonë se është lakmi, injorancë apo çfarëdo tjetër. Gjithsesi nuk ka rëndësi. Keni kohë akoma të ndryshoni mendim. Tifozët anglezë kanë nevojë që t’i korrigjoni gabimet tuaja.
Natën e shkuar kam marrë një e-mail nga Trevor, një tifoz i Tottenham, i cili më kërkoi një biletë për finalen kundër Liverpoool dy vite më parë. Me tregoi zhgënjimin e madh me klubin e tij. Qeveritë, shtypi dhe tifozët janë me ne. A do t’i lejojmë këto pak klube ta marrin futbollin? Jo, nuk do ta bëjmë. Ju siguroj për këtë. Ndryshoni mendjen për fansat që ëndërrojnë”.
ÇFARË THA PRESIDENTI I REAL MADRID – Florentino Perez, për El Chiringuito, mbrëmë sqaroi se asnjë klub nuk ikën. “Kontrata e Super League është detyruese. Asnjë klub nuk mund të largohet, të gjithë do të punojmë së bashku, Të gjitha klubet kanë firmosur kontrata të shtunën e shkuar. Nuk ka asnjë problem. Nuk e kemi ftuar ende PSG-në. Po flasim me shumë klube dhe do u shpjegojmë projektin e Super League. Nëse Bayern refuzon ta bashkohet me ne, nuk do të anulohet. Mos u shqetësoni”. /abcnews.al