Një histori e denjë për skenar filmi. Gjithçka ka ndodhur të martën, kur Alfredo Morelos, ylli i Rangers, ka kapur një persona para makinës së tij. Qarkulluan skenare të ndryshme, sikur personi që më parë ka punuar në ushtri kishte dashur t’i priste frenat makinës së shtrenjtë të futbollistit kolumbian.
Fjalët e bëra kanë detyruar detektivin të paraqitej në polici dhe të jepte versionin e tij të ngjarjes dhe është sqaruar se objektivi nuk ka qenë prerja e frenave, por vendosja e një përgjuesi në makinën e lojtarit të Rangers. Sigurisht për të ka akuza për shkeljen e privatësisë.
Një burim ka zbuluar gjithçka për Sunday Mail: “Ai u ka thënë oficerëve që është një hetues privat, i cili është punësuar nga gruaja e Morelos. Policia e ka falënderuar atë që është paraqitur në komisariat dhe ka bërë një hap të përgjegjshëm”. Makina ndërkohë i është nënshtruar një kontrolli të detajuar.
Morelos është në dijeni për deklaratën e dhënë nga hetuesi privat. Yesenia, ish-Mis Kolumbia, nuk po kalon një periudhë të mirë me bashkëshortin e saj. Ajo është shtatzënë dhe pret fëmijën e parë, një vajzë. /abcnews.al
Exclusive in tomorrow's Sunday Mail: Rangers star Alfredo Morelos' car targeted by private detective hired by his wife pic.twitter.com/QYFrnHrYpO
— Sunday Mail (@Sunday_Mail) February 1, 2020